AKTUALE

Presidenti Bajram Begaj viziton Tetovën, pritet nga Myftiu Dr. Selver Xhemaili në Xhaminë e Larme dhe Harabati Baba Teqe

Myftiu i Tetovës, Dr. Selver ef. Xhemaili, priti me nderime Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesinë e Tij Bajram Begaj, gjatë vizitës së tij në Xhamia e Larme dhe në Harabati Baba Teqe.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Begaj u njoh nga afër me historinë, arkitekturën dhe vlerat shpirtërore që përfaqësojnë këto monumente të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore dhe fetare.

Myftiu Xhemaili theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të këtyre objekteve si dëshmi e identitetit, traditës dhe bashkëjetesës ndërfetare në vend.

Ai vlerësoi lart praninë e Presidentit në këto vende të shenjta, duke e cilësuar si një akt respekti dhe përkushtimi ndaj vlerave të përbashkëta shpirtërore e kombëtare. Sipas tij, kjo vizitë forcon më tej lidhjet ndërinstitucionale dhe bashkëpunimin në funksion të ruajtjes së trashëgimisë dhe promovimit të harmonisë.

Në fund, Myftiu i Tetovës shprehu mirënjohje të thellë për vizitën dhe vëmendjen e treguar ndaj institucioneve dhe monumenteve me rëndësi të veçantë për besimtarët dhe mbarë kombin shqiptar.

Banner

Related posts

Kryetari Dehari pret në takim atdhetarin korçar, Majk Sala

Gjyla Halili

Agron Dedivanaj: Flamuri ynë është amaneti i të parëve, të mos lejojmë të bjerë kurrë!

Gjyla Halili

BDI: Gjuhët zyrtare janë pasuri e përbashkët e shtetit dhe një garanci për barazinë e të gjithëve

Gjyla Halili