AKTUALE

Geer: Të zbatohen rekomandimet e OLAF, paratë për “Erasmus Plus” do të jenë të disponueshme

Pasi Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit – OLAF, ka kërkuar që Maqedonia t’i kthejë 2.2 milionë euro para evropiane që i janë dhënë vendit dhe më pas janë keqpërdorur në programin “Erasmus Plus”, ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, David Geer, theksoi sot se BE pret që Agjencia Kombëtare të zbatojë rekomandimet e dhëna nga OLAF për “Erasmus Plus”.

“Në përputhje me procedurat standarde nuk komentojmë vendimet e miratuara nga OLAF. Ai është trup i Bashkimit Evropian për hetime kundër mashtrimeve. Pres që Agjencia Kombëtare për “Erasmus Plus” në Maqedoni të zbatohen të gjitha rekomandimet e dhëna nga OLAF.Vazhdojmë të kemi besim tek Agjencia për “Erasmus Pus”, që do të thotë se jemi të bindur se buxheti i ndarë për “Erasmus Plus” nuk do të ulet.

Programi do të jetë për përfitime të nxënësve, studentëve, të rinjve dhe universiteteve”, tha Geer.

Banner

Related posts

Zelensky shpreh ngushëllime për Maqedoninë e Veriut: Ukraina vajton përkrah miqve tanë maqedonas

Gjyla Halili

Kompanitë japoneze të interesuara për mundësi investimi në #TIRZ

admin

Ikja e të rinjve zbeh Shën Valentinin, lule po dhurojnë emigrantët; Bien prenotimet në restorante

admin