AKTUALE

Zekolli: Segmenti korridorit 10, hapi i rëndësishëm për infrastrukturën dhe rritjen ekonomike të Maqedonisë

Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, mori pjesë në përurimin e një segmenti të rëndësishëm të Korridorit 10, rrugës ekspres Gradsko-Drenovo, një projekt strategjik për zhvillimin infrastrukturor të vendit. Ky segment lidh qytetet kryesore me kryeqytetin dhe përmirëson ndjeshëm lidhjet ndërkombëtare me shtetet fqinje.

Zekolli Shaqiri theksoi se ky projekt ka një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e mundësive për tregti, turizëm dhe zhvillim ekonomik, duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe pozicionin e vendit në rrjetin europian të transporteve. Me realizimin e këtij segmenti, vendi po hap një kapitull të ri në avancimin e infrastrukturës dhe në forcimin e lidhjeve ndërkombëtare.

Banner

Related posts

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të vëzhgohen nga 274 përfaqësues të OSBE-së

Gjyla Halili

Ahmeti: Për flamur e gjuhë edhe heronjtë ngrihen nga varret

Gjyla Halili

Mutsunskii VMRO-së: Dua të përgëzoj gjithë popullin maqedonas. Maqedonia do të ketë president të ri

Gjyla Halili