BOTA

Pas 48 ore nën rrënoja, foshnja dy muajshe nxjerrët e gjallë

48 orë pasi tërmetet e fuqishëm goditën Turqinë jugore, ekipet e shpëtimit nxorën sot një foshnjë 2-muajshe të gjallë nga gërmadhat në provincën Kahramanmaras.

Muhammed Dogan Bostan, i cili u shpëtua nga mbeturinat e tërmetit në distriktin Elbistan, u dërgua në një spital

Foshnja Muhammed po thithte dorën e tij ndërsa po nxirrej nga rrënojat, raporton Anadolu Agency.

Nëna e foshnjës, Xheren Bostan, u nxorr gjithashtu nga mbeturinat pak kohë më parë dhe u dërgua në një spital aty pranë.

Mbi 11 mijë vetë u vranë dhe 40,910 të tjerë u plagosën pas dy tërmeteve të fortë të hënën që tronditën Turqinë

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, të përqendruar në Kahramanmaras, goditën 10 provinca dhe prekën më shumë se 13 milionë njerëz.

Disa vende në rajon, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin, ndjenë dridhjet e forta që goditën Turqinë në hapësirën prej më pak se 10 orësh.

Banner

Related posts

Çmimet e larta jo një pengesë! Turistët nuk “pyesin” për kostot, kërkesat për pushime të larta

admin

Avionë italianë ujë-lëshues, në ndihmë të luftës kundër zjarreve në Greqi (fotot)

admin

SHBA: Përplasja e avionit të Prigozhin ishte shkaktuar qëllimisht nga shpërthimi

admin

Leave a Comment