AKTUALE

Grubi takon Qehajën: Ndryshimet kushtetuese të domosdoshme

Shkup, 8 shkurt – Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës, z. Florian Qehaja.

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Grubi dhe ambasadori Qehaja diskutuan rreth zhvillimeve politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Kosovës, me theks të veçantë mbi frontin europian në vendin tonë, ndryshimet kushtetuese të cilat janë konsideruar si të domosdoshme për rrugën europiane si dhe dialogun Kosovë – Serbi, por edhe lidhjen midis dy vendeve tona me autostradë dhe One stop shop.

Normalizimi i marrëdhënieve dhe finalizimi i marrëveshjes finale me njohje të ndërsjellë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë ishte gjithashtu pjesë e bisedës mes Grubit dhe Qehajës, duke u konsideruar si domosdoshmëri për të përshpejtuar rrugën euro-atlantike dhe siguri e prosperitet më të madh në Ballkanin Perendimor.

Projektet infrastrukturore gjithashtu ishin pjesë e bisedës në këtë takim përfshirë këtu autostradën Shkup – Bllacë, Korridorin 8 dhe 10D që tashmë veç kanë nisur negociatat, autostrada Shkup – Bllacë, si projekte të rëndësishme për lidhjen e të dy vendeve dhe gjithë Ballkanit Perendimor përfshirë këtu edhe “One stop shop” që duhet të fillojë të implementohet sa më pare, ku pritet të largohen kufijtë dhe të lehtësohet lëvizja e qytetarëve dhe mallrave.

Grubi dhe Qehaja diskutuan edhe për organizimin e shënimit të 15 vjetorit të Pavarësisë, si një ngjarjeve me rëndësi të madhe për Republikën e Kosovës.

Banner

Related posts

EKSKLUZIVE: Liderët e VLEN në takim urgjent, diskutohet për Fatmir Limanin?!

Gjyla Halili

RMV, nesër do të votojnë të sëmurët, të burgosurit dhe diaspora

Gjyla Halili

Izet Mexhiti ka një replikë për Bujarin dhe dy shumicat

Gjyla Halili

Leave a Comment