AKTUALE

Osmani nga Roma drejt në Bruksel në Takimin ministror të NATO-s

Pas takimit ministror për Ballkanin Perëndimor, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, vazhdon në takimin ministror të NATO-s, i cili do të mbahet më 4 dhe 5 prill në Bruksel.

Nga MPJ-ja informuan se në fokus të bisedimeve do të jetë mbështetja e politikës së dyerve të hapura të NATO-s, gjë e cila konfirmohet nga pranimi i Finlandës si vendi i 31-të anëtar i Aleancës.

Njëherit do të bëhet fjalë edhe për sfidat aktuale të sigurisë, mbështetjen për Ukrainën, si dhe pasojat e agresionit ushtarak rus. Në takim do të trasohet rruga për përgatitjet e radhës për Samitin e ardhshëm të NATO-s në Vilnius, si dhe do të diskutohen mënyrat për avancimin e bashkëpunimit me partnerët, me qëllim që vendet anëtare të NATO-s të përballen bashkërisht me kërcënimet dhe sfidat aktuale”, thuhet në kumtesën e MPJ-së. 

Banner

Related posts

Mexhiti takon Kurtin, ja për çfarë diskutuan

Gjyla Halili

Shqipëria heq vizat me pesë shtete në përpjekje për të joshur sa më shumë turistë të huaj

Gjyla Halili

Gashi: Atentati ndaj Donald Trump, është sulm ndaj demokracisë

Gjyla Halili

Leave a Comment