AKTUALE

Grubi: Vendosim sot gurthemelin e korridorit të bashkimit, projektit më të madh në historinë e shtetit

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook ka paralajmëruar sot aktin e vendosjes së gurëthemelit të Korridorit 8, projektit më të madh në historinë e shtetit, në pikëpagesën Tetovë – Gostivar në ora 12:00, transmeton bild.mk.

Ai e ka cilësuar mbërritjen e këtij momenti si akt që do të mbahet mend si dita kur filluan të bien kufinjtë përmes korridorit të bashkimit që mundëson lidhje me autostradë prej 6 korsishë nga Kumanova e Shkupi, Tetova e Gostivari, Kërçova e Struga, deri në Tiranë, Durrës e Vlorë.

“Në ditën e themelimit të NATO-s, po vëmë gurthemelin e korridorit të bashkimit që mundëson lidhje me autostradë prej 6 korsishë nga Kumanova e Shkupi, Tetova e Gostivari, Kërçova e Struga, deri në Tiranë, Durrës e Vlorë. Guxuam të ëndërrojmë dhe ja ku jemi, në prag të gurthemelit të projektit më të madh në historinë e shtetit. Kjo ditë do të mbahet mend dhe do të kujtohet si dita kur filluan të bijnë kufinjtë dhe nisi bashkimi, rajon pa kufi në një kontinent pa kufi” – ka shkruar Grubi.

Banner

Related posts

Kostadinov: Të ulen pagat e funksionarëve, parat e kursyera të investohen në masat kundër ndotjes së ajrit

Gjyla Halili

Kovaçevski: Për pesë vite janë ndërtuar 76 kopshte për fëmijë

admin

​Eurobasket 2025/ Kosova pa Tmusiç kundër Zvicrës, zbulohet edhe çmimi i biletave

admin

Leave a Comment