AKTUALE

Osmani e fton Siljanovskën në debat

Kandidati për President nga Fronti Europian, Bujar Osmani fton kundër-kandidaten nga VMRO DPMNE-ja, Gordana Siljanoska-Davkova në debat. Pasi ajo e kundërshtoi Osmanin se thirrja nga ana e saj për 61 deputetë nuk është nacionaliste e se këto zgjedhje nuk janë referendum për BE ose izolim, Osmani e fton në duel mediatik, me qëllim përballjen e argumenteve.

Gjatë ditëve të kaluara si kandidat i Frontit Europian kam thënë se thirrja e opozitës maqedonase, veçanërisht e VMRO-DPMNE-së dhe Znj. Siljanovska-Davkova për 61 deputetë, është thirrja më nacionaliste, shoviniste dhe etnocentrike e mundshme dhe përjashtuese që kërkon supremacinë e një komuniteti ndaj komuniteteve të tjera. Është përjashtim i komunitetit shqiptar, turk, boshnjak, rom, vllah etj. Madje diku e thash se duhet Prokurori të merret me këtë sepse në bazë të nenit 137 të Kodit Penal çdo thirrje për urrejtje dhe përjashtim të komuniteteve është e dënueshme me ligj. Por, meqë ajo u përgjigj në thirrjen time dhe meqë në këto zgjedhje nuk kemi garë mes partive politike, por kemi betejë mes dy oferta-vizioneve alternative: mes integrimit europian dhe izolimit, mes bashkëjetesës dhe supremacisë nën slloganin “61”, mes pasaportave europiane karshi pasaportave bullgare. Pasi që janë dy koncepte që u ofrohen qytetarëve, e ftoj znj. Siljanovska-Davkova në debat me mua ose të vijë në podcast-in tim dhe t’i argumentojmë qëndrimet tona mbi këto dy koncepte alternative që qytetarët të shohin qartë se para çfarë zgjedhjeje janë vendosur.” tha Osmani në pres konferencën e sotme.

Banner

Related posts

Dalin shifrat sa shqiptarë kërkuan azil në Angli në vitin 2022

admin

VLEN dhe BDI të bindura për fitore në zgjedhje lokale!

Gjyla Halili

Blerim Bexheti në iftar në familjen Emini dhe Iseni

Gjyla Halili