AKTUALE

Bajram Rexhepi: Gruaja është forca që i jep vendimmarrjes shpirtë dhe drejtësi

Kandidati për Kryetar të komunës së Tetovës nga AKI, Bajram Rexhepi i shoqëruar nga bashkësortja Vjollca sonte ka realizuar takim me Zonjat dhe zonjushat e Tetovës.

Në takim u diskutua shqetsimet që preokupojnë qytetarët e Tetovës në sfera të ndryshme, dhe ide që ofrojnë zgjidhe të tyre.

:Gratë e dinë më mirë se kushdo se çka i mungon përditshmërisë sonë, politikave dhe barazisë sociale, shkollave, arsimit dhe sigurisë. Ndjeshmëria e tyre është forca që i jep vendimmarrjes shpirt e drejtësi. Ky zë është transformues. Ai e kthen planin në veprim, idetë në zgjidhje. Tetova ka nevojë për këtë energji. Dhe këtë do ta bëjmë #Bashkë.”- ka shkruar Rexhepi.

Ja postimi plotë:

Bashkë me Vjollcën sot u takuam me zonjat dhe zonjushat e Tetovës. Një kuvendim i ngrohtë, plot ide dhe vizione për qytetin tonë. Dhe kjo është e qartë, pa zërin e grave, Tetova nuk mund të ndërtohet moderne dhe gjithëpërfshirëse.

Gratë e dinë më mirë se kushdo se çka i mungon përditshmërisë sonë, politikave dhe barazisë sociale, shkollave, arsimit dhe sigurisë. Ndjeshmëria e tyre është forca që i jep vendimmarrjes shpirt e drejtësi. Ky zë është transformues. Ai e kthen planin në veprim, idetë në zgjidhje. Tetova ka nevojë për këtë energji. Dhe këtë do ta bëjmë #Bashkë.

#AleancaKombëtarePërIntegrim
#BashkëPërTetovën ✅

Banner

Related posts

Vdekja e Papa Françeskut, Azgan Haklaj: Një sugjerim sa kombëtar po aq njerëzor…!

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi shpërthen pas vendimit për emrat e rrugëve në Tetovë: “Po fshihet historia shqiptare, këtu vendoset vija e kuqe!”

Gjyla Halili

Vrasje te “Rruga e Plastikave” në Shkup, Prokuroria: MPB po punon për zbulimin e autorëve, janë duke u ndërmarrë edhe veprime të tjera

Gjyla Halili