AKTUALE

Sport dhe bashkëbisedim me rininë, Taravari dhe liderët e VLEN-it në Saraj

Kandidati për president i VLEN-it Arben Taravari, bashkë me liderët e partive që e përbëjnë këtë koalicion, sot ishin në Saraj, ku krahas lojës së futbollit dhe ecjes në natyrë, biseduan edhe me aktivitet e rinj, duke i dëgjuar idetë dhe problemet që i shqetësojnë, përcjell TV21. E sonte Koalicioni VLEN do të mbajë Tubim në Kumanovë, në Shtëpinë e Kulturës me fillim në orën 20:30.

Të bashkëbisedojmë me rinistët, t’i dëgjojmë idetë, problemet e tyre. Zakonisht të rinjtë janë shumë më kreativë dhe shumë më racionalë sesa ne. Pak do të ecim, do të bëjmë aktivitet fizik dhe do t’i dëgjojmë telashet, problemet, idetë e tyre, eventualisht për t’i folur edhe në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj”, tha Arben Taravari, kandidat për president VLEN.

Banner

Related posts

Lloga në Arabinë Saudite: Do kemi mbështetje me ekspertë dhe teknikë për digjitalizimin e suksesshëm të gjyqësorit

Gjyla Halili

Faton Ahmeti pas emërimit Kryeministër të Talat Xhaferit: Shqiptarët kanë marrë vendin e tyre meritor

Gjyla Halili

Kryetari i Shoqatës Atdhetare Malësia e Madhe – Michigan, Tony Gojçaj, uron Zef Berishajn për zgjedhjen në krye të Shoqatës “Jehona e Malësisë”

Gjyla Halili