AKTUALE

Orban: Evropa po përgatitet për luftë me Rusinë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, pretendon se Perëndimi dhe Evropa po përgatiten për luftë me Rusinë dhe të gjitha deklaratat e politikanëve perëndimorë për gjoja “kërcënimin rus” përdoren si justifikim.

Orban tha se para dy luftërave botërore, mediat kanë shpenzuar një kohë të gjatë në përgatitjen e tyre dhe se kjo po ndodh edhe sot.

“Mund të themi patjetër se po përgatitet hyrja e Evropës në luftë, gjë që shihet në media dhe në deklaratat e politikanëve perëndimorë”, shtoi ai.

Ai gjithashtu u shpreh se mundësia që Rusia të sulmojë një nga vendet e NATO-s është jashtëzakonisht e vogël.

“Probabiliteti që dikush të sulmojë një anëtar të Aleancës, dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me Rusinë, por me ndonjë vend, është jashtëzakonisht i vogël. NATO është një aleancë mbrojtëse dhe nuk do të tolerojë asnjë veprim ushtarak që cenon sovranitetin e asnjë anëtari të Aleancës. Kjo është arsyeja pse unë i interpretoj të gjitha ato deklarata të politikanëve perëndimorë për kërcënimin e pretenduar rus si një manovër e Perëndimit dhe përgatitjes së Evropës për luftë me Rusinë”, tha Orban.

Banner

Related posts

Ahmeti sot takon popullin në Bërvenicë

Gjyla Halili

SHBA “Karadaku” merr pjesë në Marshin Promovues Çellopeku 2025 në Malin e Thatë

Gjyla Halili

LSM ju bën thirrje punëtorëve në protestë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës – 1 Maji

Gjyla Halili