AKTUALE

Iu dha ryshfet policëve të Maqedonisë së Veriut, arrestohet shtetasi i Greqisë

Një shtetas grek është arrestuar mesditën e djeshme në pikën kufitare “Tabanoc”, përcjell TV21. Sipas njoftimit të policisë, i njëjti ka tentuar të korruptojë policët e pikës kufitare.

“Me datë 29.04.2024 në ora 12:40 në vendkalimin kufitar Tabanoc, zyrtarët policorë kanë ndaluar D.K (49) nga Republika e Greqisë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhënie ryshfeti”. Gjatë kontrollit kufitar të pasaportës, ai në automjetin “Ford” me targa gjermane, me të cilin drejtonte, vendosi para si ryshfet në dokumentin e tij të udhëtimit. Paratë me vërtetim për sendet e konfiskuara janë konfiskuar, ndërsa personi i është dorëzuar zyrtarëve policorë në SPB-Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së./tv21.tv

Banner

Related posts

Kompania me renome botërore “Frutex” në panairin Summer Fancy Food Show në New York

admin

Luan Veliu mer pjesë në përvjetorin e 44 të Demonstratave të 11 Marsit të vitit 1981 në Kosovë…

Gjyla Halili

BDI Gostivar me reagim: Taravari shpërbleu me punësim bashkëshorten!

Gjyla Halili