AKTUALE

OBRM-PDUKM: Bullgaria dhe Greqia nuk janë mbështetësit kryesorë të integrimit të Maqedonisë në BE

Nga OBRM-PDUKM thonë se LSDM dhe BDI kanë gënjyer qytetarët se i kanë të mbyllur të gjithë çështjet e hapura me fqinjët e saj.

“Pendarovski Stevo është sinonim i gënjeshtrës dhe manipulimeve. Ai para zgjedhjeve të vitit 2019 u tha qytetarëve se autoritetet e LSD-së dhe BDI-së i kanë mbyllur të gjitha çështjet e hapura të Maqedonisë me fqinjët e saj”

Ai shkoi edhe më tej për të siguruar njerëzit se Bullgaria dhe Greqia ishin mbështetësit kryesorë të integrimit të Maqedonisë në BE.

As njëra dhe as tjetra nuk është e vërtetë. Pendarovski mashtroi dhe gënjeu. Fatkeqësisht, realiteti është shkatërrues për Maqedoninë”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

OBRM-PDUKM akuzon LSDM-në dhe presidentin Stevo Pendarovski se kanë pranuar marrëveshjet kapitulluese në dëm të Maqedonisë, kushtet, negacionet dhe pyetjet e hapura nuk janë zhdukur.

Banner

Related posts

Të rinjtë në Maqedoninë e Veriut, të zhgënjyer me programet e kandidatëve për president

Gjyla Halili

Koalicioni i opozitës shqiptare VLEN viziton shtabet lokale në Kondovë e Rahçe: Fryma e ndryshimit

Gjyla Halili

Iu arrestuan dy djemtë, Garip Kaba thotë se deputeti Sulejmani po shpif dhe shantazhon!

Gjyla Halili