AKTUALE

Avramovska-Madiq: A humbi gjë Kroacia që i futi maqedonasit në Kushtetutë?

Reformat janë prioritet për BE-në, por rruga drejt BE-së do të hapet vetëm me amendamentet kushtetuese, ka deklaruar për TV Telma, zëvendësministrja e Drejtësisë Viktorija Avramovska – Madiq. Ajo tha se nuk ka më vend për kalkulime dhe menjëherë duhet të formohet grupi punues për ndryshime kushtetuese.

“Jemi në konsultim me ministrin, kryeministrin, presidentin dhe tashmë po flasim me ekspertë. Bëhet fjalë për profesorë eminentë të së drejtës kushtetuese, por edhe ekspertë që tashmë kanë marrë pjesë në grupet e punës për ndryshimin e Kushtetutës. Fokusi dhe qëllimi i vetëm është Preambula dhe përfshirja e bullgarëve dhe të tjerëve në Kushtetutë”, tha Avramovska Madiq.

Ajo shtoi se prioritet i kësaj Qeverie dhe grupit punues është përfshirja e komuniteteve në Kushtetutë dhe të gjitha temat tjera kërkojnë debat publik.

“Në të njëjtën kohë, qytetarët duhet të jenë pjesë e këtij procesi. Asnjë dëm nuk do të bëhet duke hyrë. Duhet të përmend se kur u afrohemi ndryshimeve kushtetuese bëjmë analiza krahasuese. Këtu është Kushtetuta e Kroacisë dhe maqedonasit janë të përfshirë në të. A dëmtohet Kroacia me përfshirjen e maqedonasve në Kushtetutë?”, pyeti zëvendësministrja.

Banner

Related posts

Lladrovci: Bastioni i PDK-së dëshmoi se procesi i lirë e demokratik i zgjedhjeve është në vend të parë

Gjyla Halili

Ahmeti: Mickoski le të përgatitet mirë, sot 1 vit në fushë të mejdanit bashkë me zgjedhjet lokale edhe ato parlamentare

Gjyla Halili

Editorial / Retorika e partisë bullgare “Rilindja” për bashkim me Maqedonia e Veriut – mes nacionalizmit dhe realitetit politik

Gjyla Halili

Leave a Comment