AKTUALE

Bislimi sot takohet me Lajçakun

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të martën(sot) do ta presë në takim emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Kështu është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media, ku thuhet se në takim do të diskutohet për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike.

Bëhet e ditur se takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë duke filluar nga ora 09:30.

“Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim ditën e nesërme, Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin do të diskutohet për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike. Vendi: Ndërtesa e Qeverisë.Koha: 09:30”, thuhet në komunikatë.

Banner

Related posts

Ish-deputetja e PD-së kandidate për Bashkinë e Tiranës: Jam e gatshme të marr përsipër sfidën. Misionin për të mbështetur…

admin

BDI: Burim Latifi edhe pas tre ditësh është fshehur dhe hesht për dëmin prej 6 milion eurove që ka shkaktuar

Gjyla Halili

Shoqata “Malësia” në Kaliforni shpreh mbështetje për Kosovën

Gjyla Halili