AKTUALE

FEIT hap dyert për studentët e ardhshëm

Banner

Prezantimi i programeve studimore, vizita në laboratorë, biseda dhe shoqërim joformal shënoi ditën e sivjetme të hapur në Fakultetin e Elektroteknikës dhe Teknologjive Informative pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” – Shkup.

Siç njoftojnë nga Fakulteti, laboratorët janë vizituar përmes lojës së njohur interaktive Scavenger HUNT.

Dekani i FEIT, prof.dr. Vladimir Atanasovski theksoi se çdo vit, tradicionalisht, organizojnë Ditën e Hapur me qëllim që studentët e ardhshëm t’i njoftojnë me të gjitha ngjarjet në Fakultet.

Në takimin me studentët e rinj morën pjesë përfaqësues të Dekanatit dhe të diplomuar nga FEIT.

Në ngjarjen e organizuar në oborrin e kampusit të fakulteteve teknike, tubimi pranveror ka vijuar me argëtim me DJ, board lojëra, lojëra sportive, pije dhe ushqime të mira, theksojnë nga FEIT.

Related posts

Pse Ziadin Sela turpërohet nga Musa Xhaferi dhe Bujar Osmani?

Gjyla Halili

Takimi i VLEN-it përfundon pa marrëveshje, Taravari nuk mori pjesë

Gjyla Halili

Sanksionohen 227 shoferë në Shkup

admin