AKTUALE

Nxënësit e Xhamisë së Eski, kaluan me sukses provimin e Hatmes së Kur’anit.

Nxënësit e mektebit të Xhamisë së Eski në Tetovë, të cilët me përkushtim të madh mësohen nga mualimi Besim ef. Luma, më datë 28 Mars 2026 (e shtunë), kaluan me sukses provimin e hatmes së përfundimit të leximit të plotë të Kur’anit Fisnik.

Provimi përfshinte testimin e leximit, mësimit përmendësh, si dhe njohurive të përgjithshme nga ilmihali. Komisioni i provimit ishte i përbërë nga referentët e Myftinisë së Tetovës: Idris ef. Idrizi dhe Mr. Mahmud ef. Emini.

Myftinia e Tetovës u uron nxënësve shumë suksese në ceremoninë e hatmes, si dhe mbarësi e begati në rrugëtimin e tyre të mëtejshëm në mësimin e Kur’anit dhe diturive fetare.
Ceromonia e hatmes do të mbahet më datë 12.04.2026 (e diel).

Banner

Related posts

Rina Ajdari: Zgjedhjet parlamentare do t’i fitojë Fronti Europian

Gjyla Halili

Mot me vranësira dhe erë të lehtë

Gjyla Halili

Mexhiti, Kasami, Gashi dhe Taravari sot në Prishtinë, në takim te Kurti dhe Konjufca?

Gjyla Halili