AKTUALE

Emre Metin Nesimi drejt titullit Hafiz i Kur’anit

Sot, më 3 shtator 2025, komisioni i hifzit pranë Myftinisë së BFI Tetovë, i përbërë nga hafiz Emir ef. Kasami, hafiz Emin ef. Beadini dhe hafiz Jeton ef. Ajdini, mbajti seancën e parë të provimit të hifzit për kandidatin Emre Metin Nesimi, i cili e realizoi mësimin-memorizimin e Kur’anit Fisnik nën kujdesin e muhafidhit Zulqufli ef. Asllani.

Në ditët në vijim do të mbahen edhe 2 seanca dëgjimore të memorizimit të Kur’anit Fisnik.
Provimi përbëhet nga tre seanca të veçanta dëgjimore.

Urojmë që All-llahu xh.sh t’ia lehtësojë dhe t’i dhurojë sukses të plotë kandidatit në përfundimin e provimit për titullin e lartë “Hafiz i Kur’anit Fisnik”.

Banner

Related posts

Presidenti Pendarovski për vizitë në Paris me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Aco Shopovit

admin

Izet Mexhiti: Për LD-në më e rëndësishme ishte bashkimi i opozitës shqiptare se sa organet partiake

Gjyla Halili

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare

Gjyla Halili