AKTUALE

Nua Dedivanaj: Shqiptarët të gjithë të bashkuar për rastin e Dodë Ivanaj

Atdhetari Nua Dedivanaj ka reaguar lidhur me arrestimin e Dodë Ivanaj, duke e cilësuar këtë ngjarje si shqetësuese për komunitetin shqiptar.

Në reagimin e tij, ai thekson rëndësinë e respektimit të dinjitetit dhe të drejtave të shqiptarëve, si dhe nevojën për trajtim të drejtë dhe të barabartë të çdo rasti që prek pjesëtarët e komunitetit.

Dedivanaj apelon për unitet dhe solidaritet mes shqiptarëve, duke vënë në dukje se komuniteti duhet të jetë i bashkuar në mbrojtje të vlerave dhe interesave të përbashkëta.

Ai gjithashtu kërkon që institucionet përkatëse të tregojnë më shumë vëmendje dhe transparencë në trajtimin e çështjeve që prekin shqiptarët në rajon dhe në diasporë.

Ja postimi plotë:

NGA APD 🇦🇱🇺🇸 TD
“Koja e Kuqe gjithmonë në ballë të oxhakut”
Arrestimi i Dodë Gjegj Lucë Prek Uc Ivanaj është i papranueshëm!
Sternipi i 7 heronjve të Kojës së Kuqe, të cilët dhanë jetën për trevat tona shqiptare, të cilat sot ne i gëzojmë, është e papranueshme që të trajtohet në këtë mënyrë.
Arrestimi është parë si një përpjekje për t’u dërguar shqiptarëve dhe mërgatës një mesazh: “mos flisni, mos reagoni, mos u ktheni në vendlindjet tona autoktone!”
Pra, këtu nuk ka drejtësi, ka vetëm shovinizëm serbo-malazez. Presim reagimin e Tiranës dhe Prishtinës, pasi politikanët tanë 🇦🇱 nën Malin e Zi duket se kanë rënë në gjumë.
Në fund, vetëm flamuri shqiptar ka vend pranë heronjve tanë kombëtarë.
Nga: Nua Nikollë Zef Tom Hasuri Dedivan
TD – me respekt kombëtar 🤝🇦🇱

Banner

Related posts

Lladrovci: Votova për të mirën e të gjithë qytetarëve

Gjyla Halili

BDI avanson strategjinë e reformës me lidership të ri në degën e Strugës

Gjyla Halili

Arrestohet pronari i një klubi nate në Kumanovë policia gjen mjete piroteknike në lokal

Gjyla Halili