AKTUALE

Nikollë Camaj uron Sherif Krniqin për rizgjedhjen në krye të Shoqatës “Malësia në Kaliforni”

Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, ka uruar mikun dhe bashkëvendësin e tij, Sherif Krniq, për rizgjedhjen në pozitën e kryetarit të Shoqatës “Malësia në Kaliforni”.

Në urimin e tij, z. Camaj ka shprehur edhe mirënjohjen ndaj Shoqatës për kontributin e vazhdueshëm që ajo ka dhënë ndër vite për komunitetin e Malësisë në diasporë dhe për vendlindjen.

“Dua të përgëzoj mikun tim, vëllanë tonë, Sherif Krniq, për rizgjedhjen në krye të Shoqatës ‘Malësia në Kaliforni’. Njëkohësisht, falënderoj këtë Shoqatë për kontributin e çmuar që ka dhënë që nga formimi i saj. Veçanërisht do të përmend ndihmën e parë për Komunalën – kamionin e parë që na dërguan në kohën kur unë isha drejtor. Ju prift e mbara në punën tuaj fisnike!”, – është shprehur Camaj.

Shoqata “Malësia në Kaliforni” vazhdon të jetë një ndër organizatat më aktive të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara, duke ruajtur lidhjet me vendlindjen dhe ndihmuar në projekte të ndryshme në Malësi.

Banner

Related posts

VMRO: I bëjmë thirrje Prokurorisë të hetojë se në xhepin e kujt përfunduan tre milionë euro të parapara në MEPSO

Gjyla Halili

MANIFESTIMI FETAR ME RASTIN E BEDRIT NË ÇELLOPEK

Gjyla Halili

Mexhiti pas takimit me të dërguarin e posaçshëm të Sllovenisë për Ballkanin Perendimor Anxhej Frangezh: Pas 8 Majit ndryshimet kushtetuese prioritet i VLEN-it

Gjyla Halili