AKTUALE

MYFTIU TAKOI UDHËHEQËSIT E HAXHIT 2024

Sot më 11.06.2024 Myftiu i Tetovës Dr.Hfz. Selver Xhemaili priti në takim hoxhallarët të cilët ishin në ekipin udhëheqës të haxhilerëve nga Myftinia e Tetovës në haxhin 2024.
Në këtë takim u analizua e tërë rrjedha e realizimit të këtij ibadeti.
Koordinatori i haxhit 2024 nga Myftinia e Tetovës Muhamed ef. Zekiri elaboroi procesin e realizimit të këtij adhurimi. Me gjithë vërejtjet dhe propozimet e ndryshme për të ardhmen, organizimi i haxhit 2024 unanimisht u vlerësua si i suksesshëm.
Myftiu falënderoi udhëhqësinë e haxhit për kryerjen e kësaj detyre me përgegjësi dhe profesinalizëm, duke lutur Allahun fuqiplotë që tua ketë pranuar adhurimet në vendet e shenjta.

Banner

Related posts

Drejtori Halili: 3 milionë denarë ndahen për hulumtuesit e rinj për realizimin e projekteve të gjelbërta

admin

Bilall Kasami e pranoi donacionin e Serbisë, Bajram Rexhepi: Me ne, kjo nuk kalon!

Gjyla Halili

Rina Ajdari, BDI: Beteja për gjuhën shqipe vazhdon!

Gjyla Halili