AKTUALE

Zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj uron z. Sherif Krniq për rizgjedhjen si Kryetar i Shoqatës “Malësia e Kalifornisë”

Zëvendëskryeministri i Ekonomisë, dhe ministër i ekonomisë në Mal të Zi, z. Nik Gjeloshaj, ka përcjellë urimet e tij më të përzemërta për z. Sherif Krniq, me rastin e rizgjedhjes si Kryetar i Shoqatës “Malësia e Kalifornisë”.

Në mesazhin e tij, z. Gjeloshaj vlerësoi punën e përkushtuar të Shoqatës nën drejtimin e z. Krniq, e cila ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e komunitetit shqiptar në SHBA, duke promovuar me krenari vendlindjen, kulturën dhe vlerat kombëtare shqiptare.

“Nën drejtimin e tij, Shoqata ‘Malësia e Kalifornisë’ ka punuar me përkushtim për lulëzimin dhe zhvillimin e komunitetit shqiptar në SHBA, duke qenë gjithmonë pjesë aktive e çdo nisme që lidhet me Malësinë dhe mbarë kombin shqiptar,” – u shpreh zëvendëskryeministri Gjeloshaj.

Ai theksoi gjithashtu rolin e rëndësishëm që ka diaspora shqiptare si urë lidhëse dhe partner strategjik në marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në përmbyllje, z. Gjeloshaj i uroi z. Krniq dhe gjithë kryesisë së re suksese të mëtejshme në vazhdimin e këtij misioni fisnik, duke nënvizuar përkushtimin për të vijuar punën për idealet e përbashkëta, zhvillim e përparim, dhe një të ardhme më të ndritur për shqiptarët kudo që jetojnë.

Banner

Related posts

Mot me diell me temperatura deri 25 gradë

Gjyla Halili

Grubi: Ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10D do të kushtojë 1.3 miliardë euro

admin

Reisul Ulema Shaqir ef. Fetahi mirëpret atdhetarin Luan Veliu

Gjyla Halili