AKTUALE

SEMINARI: LUFTIMI I DUKURIVE NEGATIVE NË SHOQËRI

Në kuadër të aktiviteteve për ngritjen e vetëdijes qytetare dhe përfshirjen e të rinjve në çështje me rëndësi shoqërore, në emër të Myftinisë së Tetovës kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në seminarin e hapur me temën: “Luftimi i Dukurive Negative në Shoqëri”.

Qëllimi i këtij aktiviteti është të nxisim debat dhe reflektim mbi format e ndryshme të dukurive negative që prekin shoqërinë tonë, si dhe të identifikojmë mënyra konkrete për t’i parandaluar dhe luftuar ato në bashkëpunim me Myftininë e Tetovës, institucionet lokale dhe shkollat.

Synimi ynë është që përmes bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet institucionit tonë, institucioneve relevante të Komunës së Tetovës, si dhe institucioneve arsimore të promovojmë vlera pozitive, solidaritet dhe përgjegjësi qytetare tek të rinjtë.

Pjesëmarrja juaj do të jetë një kontribut i çmuar në këtë iniciativë.

Me respekt,
Myftinia e Tetovës
Myftiu, Dr. Selver Xhemaili.

Banner

Related posts

Tryezë e rrumbullakët “A na duhet Ligj për Gjykatën Kushtetuese”

Gjyla Halili

BDI: Po realizohet Marrëveshja Mickoski-Zaev për margjinalizimin e shqiptarëve…

Gjyla Halili

MESAZHI I MUFTIUT, H. SABAHUDIN EF. ZENDELI PËR MUAJIN E RAMAZANIT 2024/1445 H.

Gjyla Halili