AKTUALE

Në Lozanë nderohet Shën Nënë Tereza – ceremoni solemne për 10-vjetorin e shenjtërimit dhe 8-vjetorin e shtatores së saj

Komuniteti Shqiptar i Lozanës dhe rrethinës, në bashkëpunim me Misionin Katolik Shqiptar në Aarau, organizon një ceremoni solemne kushtuar 10-vjetorit të shenjtërimit të Shën Nënë Terezës dhe 8-vjetorit të inaugurimit të shtatores së saj në Lozanë.
Kjo ngjarje përbën një moment të veçantë besimi, përkujtimi dhe krenarie kombëtare, duke sjellë së bashku bashkatdhetarë, miq dhe dashamirës të vlerave shqiptare.
Programi i ceremonisë:
🕖 19:00 – Mesha solemne
🕗 20:00 – Programi festiv
📍 Vendi: Rte de Pavement 97, 1018 Lausanne
Nënë Tereza, bija e madhe shqiptare dhe simbol i dashurisë, humanizmit dhe përkushtimit ndaj të varfërve, vazhdon të jetë një figurë që bashkon shqiptarët dhe përcjell një mesazh shprese e dashurie për mbarë njerëzimin.
Organizatorët ftojnë të gjithë bashkatdhetarët, miqtë dhe dashamirësit e Kombit Shqiptar që t’i bashkohen kësaj ngjarjeje të veçantë dhe ta përjetojnë së bashku këtë përvjetor të paharrueshëm.
Organizatorë:
Komuniteti Shqiptar i Lozanës dhe rrethinës
në bashkëpunim me Misionin Katolik Shqiptar në Aarau
Organizatori përgjegjës: Gjergj Prenkoçaj
📞 +41 79 631 54 55
✉️ dallashaj@hispeed.ch
Mirë se vini në këtë festë të besimit, dashurisë, humanizmit dhe krenarisë kombëtare!

Banner

Related posts

Bekteshi: BDI është fitues në bllokun shqiptar

Gjyla Halili

Lladrovci takon kryetarët Zeqiri dhe Peci me Driton Hetemin

admin

Një muaj para zgjedhjeve, Rama premton rritje të pagës mesatare. Pensionistëve u jep 5 mijë lekë më shumë në prill

admin