AKTUALE

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur për sot (e premte), protesta në të gjitha qytetet e Kosovës ku ka degë dhe struktura të saj.

Platforma “Liria ka Emër” ka publikuar orarin e protestave të thirrura nëpër qytete të Kosovës, për të kundërshtuar aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Protestat, të thirrura nën moton “Jo në emrin tim”, do të mbahen edhe në tetë komuna të tjera përveç Prishtinës.
Sipas njoftimit të “Liria ka Emër”, protestat në këto qytete do të nisnin në orare të caktuara.

Orari i protestave:

-Podujevë – ora 17:00, Sheshi “Zahir Pajaziti”;

-Prizren – ora 19:00, Shadërvan;

-Istog – ora 17:00, Parku i qytetit;

-Rahovec – ora 17:00, Sheshi i qytetit;

-Kaçanik – ora 17:30, Sheshi i qytetit;

-Drenas – ora 17:30, Sheshi “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”;

-Deçan – ora 17:00, Qendra e qytetit;

-Gjilan – ora 17:00, Para Teatrit të qytetit;

-Prishtinë – ora 21:00, Sheshi “Skënderbeu”.

Gjykata Speciale i shpalli fajtorë për krime lufte dhe i dënoi me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, ndërsa Kadri Veselin me 18 dhe Rexhep Selimin me 13.

Banner

Related posts

HAPJA E XHAMIS SË RE NË KALLNIK TË TETOVËS

admin

Blerant Ramadani nga Saraji: Numri i votave do të jetë 3 me 1 në favorin tonë

Gjyla Halili

Tubimet e fundit të dy kandidatëve për president, numërojnë dallimet e ofertave të tyre

Gjyla Halili