AKTUALE

MYFTIU MORI PJESË NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE NË KAIRO

Myftiu i Tetovës Dr. Hfz. Selver Xhemaili mori pjesë në konferencën ndërkombëtare bashkë me delgeacionin e BFİ-së të udhëhequr nga Reisul Ulema h. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe drejtorin për marrëdhënie me Lindjen e Mesme H. Ismet ef. Ademi. Konferenca ndërkombëtare në Kairo të Egjyptit nën titullin “Roli i gruas në ngritjen e vetëdijes” e organizuar nga Ministri i Vakufit dhe Kryetari i asamblesë më të lartë për çështje fetare të Egjyptit ekselenca e tij Prof Dr. Usameh El Ez’herij, zhvilloi punimet më 25-26.08.2024 me pjesëmarrje të 60 vendeve nga e gjithë bota, ku në seancën e parë kishte praraqitje edhe Reisul Ulema i BFI-së me temën: “Gruaja-Shtyllë e formimit të familjes dhe shoqërisë së shëndoshë”.
Në planprogramin e kësaj konference ishin të parapara edhe vizita me rëndësi historike dhe arkitektonike të qytetërimit Islam në Kajro.
Në veçanti takimi me Myftiun e Egjiptit Prof. Dr. Nedhir Ajad.

Banner

Related posts

Taravari: Vjen një ligj për vetëqeverisje lokale që është centralizim plus

Gjyla Halili

Haradinaj: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, krah nesh në ditët më të vështira të luftës

Gjyla Halili

“Fytyrat e Edi Ramës dhe Albin Kurtit flasin shumë”, gazetari i medias gjermane befason me reagimin e tij për kuvendin e përbashkët

Gjyla Halili