AKTUALE

Konfirmohet takimi Ahmeti – Mickoski/ BDI: Nuk heqim dorë nga protestat

Takimi Hristijan Mickovski Ali Ahmeti është realizuar para votimit të ligjit për qeverin ka konfirmuar sot kryeministri Mickovski duke shtuar se kjo nuk është nodnjë risi. Në atë takim sic tha ai nuk është diskutuar rreth potestave të paralajmëruar të BDI-së por përsëriti se cdo tentative për destabilizim shteti do ti përgjiogjet në mënyrë adekuate.

“Përgjijja ime ishte po Opinioni e dinte që më herët për takim të këtillë që kur u ndryshua ligji, nuk është ndonjë lajmë i ri bëhet fjalë për protestat që i përmendet, nuk bëhet fjalë për protestat unë thash që të gjitha protestat në kuadër të atmosferës demokratike dhe fymës së qetë janë pjesë e proceseve demokratike dhe këtu nuk ka dilemë, ne si shtet nuk kemi çfarë të bëjmë dhe është normale që ai i cili ndjejnë që duhet të protestojë perderisa e ndjenë se e bënë në mënyrë demokratike është e mirëseardhur. Jemi shtet demokratik dhe ashtu do të vazhdojmë të funskionojmë. Nëse ka dhunë ne si shtet dhe si Qeveri e kemi patjetër ta mbrojmë suverenitetin e shtetit dhe sigurinë e qytetarëve” – tha Mickoski.

Për Klan Maqedoni edhe nga BDI konfirmojnë se Ali Ahmeti është takuar me Mickoskin pa dhënë detaje shtesë se për cfarë kanë diskutuar. Nga kjo partia kanë konfirmuar edhe njëher se ata nuk kanë heq dorë nga protestat e munshme në periudhën në vijm .

Konfirmojnë se janë duke punuar intenzivisht me takime të përditshme në parti me funksionarë të saj sic ishte edhe dje. Janë duke punuar me cdo degë të partisë dhe se para protestave do të ketë takime sqaruese me qytetarët nga Likova deri në Strugë për temat e caktuara, duke filluar nga Integrimi i vendit në Bashkimin Europian, Legjitimitetin etnik dhe të gjitha temat të cilat i tangojnë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Banner

Related posts

Lladrovci i uron shërim të shpejt Lulzim Jasharit

Gjyla Halili

Instituti “Arben Xhaferi”: Bujar Osmani ka shkelur ligjin shtatë herë radhazi brenda një viti duke i mbajtur të fshehura shpenzimet e tij si Ministër i jashtëm

Gjyla Halili

Aleanca e ‘Selës’: Refuzimi i vizës amerikane për Fatmir Limanin, goditje e rëndë për imazhin e shtetit!

Gjyla Halili