AKTUALE

Deputetja Ajdari vlerëson vizitën e liderëve të rinj amerikanë: Aleati ynë i përhershëm natyror

Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari k njoftuar se në Selinë e kësaj partie, pritën në takim delegacionin e Këshillit të të rinjve lider politik.

Edhe njëherë konfirmuam nevojën, gatishmërinë por edhe synimin për të përforcuar lidhjet me vendin i cili ka luajtur rol kyç në krijimin e politikave tona dhe strategjive afatgjate, ka shkruar deputetja Rina Ajdari.

Postimi i plotë i saj:

Sot, në selinë e Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, kishim nderin dhe kënaqësinë të presim një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të ACYPL (American Council of Young Political Leaders).

Diskutuam për shumë çështje me interes të përbashkët, përfshirë partneritetin strategjik me 🇺🇸, mbështetjen e vazhdueshme në demokratizimin e vendit tonë si dhe domosdoshmërinë e përmbushjes së reformave në disa fusha.

Edhe njëherë konfirmuam nevojën, gatishmërinë por edhe synimin për të përforcuar lidhjet me vendin i cili ka luajtur rol kyç në krijimin e politikave tona dhe strategjive afatgjate.

🇺🇸 aleati ynë i përhershëm natyror!

Banner

Related posts

Bexheti përkujton 31 vjetorin e rënies së dëshmorit Halil Latifi

Gjyla Halili

Pendarovski fliste shqip gjatë fushatave, Siljanovska pasi fitoi bindshëm zgjedhjet!

Gjyla Halili

Avziu: Kryevazali Gashi – nga 23 punësime në Kuvend, janë zgjedhur 20 maqedonas dhe vetëm tre shqiptarë

Gjyla Halili