AKTUALE

Mitreski: Do të propozojmë ndryshime në ligjin për arsimin e lartë, të gjithë të punësuarit do të kenë rritje të pagave

Për të tejkaluar pozitën e pabarabartë të punëtorëve në pesë universitetet shtetërore: “Goce Dellçev” – Shtip, “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir, Universiteti Shtetëror i Tetovës, “Shën Apostulli Pal”, si dhe në Universitetin “Nënë Tereza”, në koordinimin e sotëm, morëm vendim që të propozojmë ndryshime në Ligjin për Arsimin e Lartë, me të cilin do të rregullohet koeficienti i pagesës së pagave për punonjësit në institucionet e arsimit të lartë publik, me çka do të sigurohet rritje adekuate të pagave për të gjithë, paralajmëroi kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski.

“Në këtë mënyrë përmirësojmë standardin e të gjithë punonjësve në sektorin e arsimit të lartë, por investojmë edhe në arsim dhe në të ardhmen e brezave të rinj. Ftoj të gjithë deputetët që ta përkrahin këtë zgjidhje ligjore, sepse arsimi është një çështje për të cilën është i nevojshëm konsensus dhe për të cilin nuk ka vend për kalkulime politike apo partiake”, ka shkruar Mitreski në profilin e tij në Facebook.

Nga muaji shkurt është paraparë që mbi 3.000 punëtorë të universitetit shtetëror “Shën Kiril dhe Metodi”-Shkup të marrin paga më të mëdha për 22% të harmonizuara sipas nënshkrimit të marrëveshjes kolektive në mes universitetit “Shën Kiril dhe Metodi” dhe Kuvendit të nënshkruar në vitin 2022.

Banner

Related posts

Grupi punues për ndryshime kushtetuese do të mbajë seancë në Qeverinë e RMV-së

admin

Ky është parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili

Kasami: Bashkëpunim, jo koalicion formal me VMRO-në në zgjedhjet lokale

Gjyla Halili