AKTUALE

MYFTINIA E TETOVËS REALIZOI AKSION QYTETAR TË DHURIMIT TË GJAKUT

Myftinia e Tetovës, në bashkëpunim me Organizatën Komunale të Kryqit të Kuq – Tetovë dhe me mbështetjen profesionale të Qendrës së Mjekësisë Transfuzive, organizoi të premten, më 2 maj 2025, një aksion qytetar për dhurim të gjakut në hapësirat e Xhamisë së Re në Drenovec.

Ky aksion fisnik u prit me interesim nga besimtarët dhe qytetarët vullnetmirë, të cilët me përkushtim kontribuuan dhe dhuaruan me qëllim ndihmën e qytetarëve në nevojë për trajtim mjekësor.

Myftinia e Tetovës falënderon të gjithë pjesëmarrësit dhe bashkëpunëtorët për këtë kontribut fisnik dhe lutet që Allahu xh.sh ti shpërblejë për këtë vepër të lartë.

Banner

Related posts

Bekteshi: Me KRRE-në punojmë që pas 1 korrikut të kthehet tarifa e lirë ditore për rrymën

admin

Zbardhet agjenda e mbledhjes së Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës

Gjyla Halili

Thaçi nga Teqja e Tetovës porosi Mickoskit: Dora ime në vendimarrje të Frontit është dorë e fuqishme

Gjyla Halili