AKTUALE

Përplasjet për Ligjin e Përfaqësimit, Bexheti: Nuk pranojmë cenimin e të drejtave të shqiptarëve

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Blerim Bexheti, deklaroi se opozita shqiptare dëshmoi edhe një herë se mbetet zëri i qytetarëve dhe mbrojtëse e të drejtave të shqiptarëve, duke kundërshtuar formën e propozuar të Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat.

Sipas Bexhetit, propozimi i paraqitur nga koalicioni VLEN–VMRO nuk garanton përfaqësim real dhe rrezikon të cenojë një të drejtë të fituar me Marrëveshjen e Ohrit.

Ai theksoi se të drejtat e shqiptarëve nuk mund të ndryshohen pa konsensus dhe pa respektimin e mekanizmave kushtetues, duke shtuar se opozita shqiptare do të vazhdojë të mbrojë barazinë dhe përfaqësimin e drejtë në institucionet e shtetit.

Ja postimi plotë:

Sot, opozita shqiptare dëshmoi se mbetet zëri i qytetarëve dhe mbrojtëse e të drejtave të shqiptarëve, sepse forma e propozuar e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat nga koalicioni VLEN VMRO nuk garanton përfaqësim real dhe rrezikon të dëmtojë një të drejtë të fituar me Marrëveshjen e Ohrit.

Të drejtat e shqiptarëve nuk mund të ndryshohen pa konsensus dhe pa respektuar mekanizmat kushtetues. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë barazinë dhe përfaqësimin e drejtë në institucionet e shtetit.

Banner

Related posts

Mariçiq: Deri në vitin 2028 mund të përfundojmë negociatat me BE-në

Gjyla Halili

Kasami prezanton prurjen e radhës në Lëvizjen BESA

Gjyla Halili

Televizioni Actv humb pronarin Albert Spahi, Dedivanaj: “Kontributi i tij për çështjen kombëtare do të shkruhet me shkronja të arta në historinë tonë të lavdishme”

Gjyla Halili