AKTUALE

Fatmir Dehari kujton Olloman Sulejmani: Zëri i guximit kur shqiptarët kishin nevojë për përfaqësues të vendosur

Pusho në paqe, Xhaxhi Olloman

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut dhe njeriut të dashur, ish-deputetit dhe nënkryetarit të Kuvendit, Xhaxhi Olloman Sulejmani.

Ai ishte zë i guximshëm në një kohë kur shqiptarët kishin nevojë për përfaqësues të vendosur. Me dinjitet, urtësi dhe përkushtim, mbrojti të drejtat e popullit tonë në periudha të vështira. Në kujtesën time do të mbetesh përherë edhe për mbështetjen që i dhe luftës sonë çlirimtare të vitit 2001 – një akt që flet shumë për karakterin tënd.

Do të na mungojë fjala jote e qartë, buzëqeshja jote e ngrohtë dhe zemra jote e madhe.

Ngushëllime të sinqerta djalit tënd Ximi dhe gjithë familjes Sulejmani. U prehsh në paqen e përjetshme, Xhaxhi Olloman!

Banner

Related posts

Të lodhur janë, thotë Izet Mexhiti për mundësinë që Fronti Europian të mbajë protesta

Gjyla Halili

Grubi priti në takim përfaqësuesit special slloven dhe norvegjez për Ballkanin Perendimor, Frangež dhe Bjørnstad

admin

Detaje nga vrasja në Shtip, i dyshuari për vrasje ka blerë pistoletën në Shkup

Gjyla Halili