AKTUALE

BDI forcon strukturat në Reçicë të Madhe, në krye zgjidhet Shpëtim Kasami

Reçica e Madhe ka dëshmuar edhe një herë përkushtimin dhe mbështetjen e saj ndaj Bashkimi Demokratik për Integrim, në një kuvend të mbajtur në frymë uniteti dhe angazhimi.

Në këtë takim u bë përzgjedhja e kryetarit të ri të nëndegës, ku besimi i anëtarësisë iu dha Shpëtim Kasamit, i punësuar në Postat e RMV-së. Ai vjen nga një familje me traditë patriotike dhe njihet si aktivist i devotshëm i subjektit.

Kryetari i Degës së Tetovës së BDI-së, Bajram Rexhepi, theksoi se me kuadro të përkushtuara dhe me vizion të qartë, po ndërtohet një strukturë e riorganizuar partiake që synon t’u shërbejë qytetarëve me përgjegjësi dhe efikasitet.

Ai shtoi se angazhimi i anëtarësisë dhe besimi në vlerat e organizatës mbeten shtylla kryesore për avancimin e proceseve dhe për përmbushjen e pritshmërive të qytetarëve në të ardhmen.

Banner

Related posts

Shqipëria ende një nga shtetet me moshë më të re, por që po plaket dy herë më shpejt se Europa

admin

LEN: Aktualisht s’ka marrëveshje për koalicion me ASH-në

Gjyla Halili

Anketa e IPIS: Ja sa deputetë do të fitojnë koalicionet dhe partitë politike

Gjyla Halili