AKTUALE

Mirëseardhje për mysafirin nga GIMDES

Banner

Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame, Hfz. H. Shaqir ef. Fetahu, priti sot mysafirin e parë që do të marrë pjesë si ligjërues në Konferencën Ndërkombëtare për Ushqimin dhe Nutricionin me temën “Arsimi Hallall dhe Ushqimi Hallall” , e cila organizohet nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore në Universitetin e Tetovës në bashkëpunim me Agjensionin për Hallall Standard të BFI-së.

Në emër të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema i uroi mirëseardhje të përzemërt z. Elman Necefzade, Këshilltar Përgjithshëm i GIMDES – një nga institucionet më me ndikim në fushën e standardeve hallall në Turqi dhe më gjerë.

Standardi Hallall nuk është vetëm një kriter teknik, por një parim i thellë etik dhe shpirtëror që garanton pastërti, siguri dhe drejtësi në prodhimin dhe konsumimin e ushqimit. Ai është një urë që lidh besimin me shkencën, ndërgjegjen me teknologjinë.

Punimet shkencore të Konferencës do të nisin të enjten, më 8 maj 2025, në ambientet e Universitetit të Tetovës, ku do të trajtohen tema të rëndësishme për të ardhmen e ushqimit hallall, shëndetit publik dhe zhvillimeve teknologjike.

Në këtë pritje zyrtare, Reisul Ulemanë e shoqëruan Driton Dikena, Drejtor i Agjensionit për Hallall Standard dhe Fehmi ef. Ebibi, Drejtor i Vakëfit pranë BFI-së.

Related posts

Osmani në OKB: Drejtësia duhet për hir të viktimave, por edhe për të shmangur agresionet e mëtejshme

admin

VLEN: 116 VITE ALFABET SHQIP, NJË DITË E MADHE NË QEVERI!

Gjyla Halili

Bashkësia Fetare Islame në Shkup: Gjithçka gati për pritjen e Ministrit të Haxhit të Arabisë Saudite

Gjyla Halili