AKTUALE

27 vjet nga rënia e Bahri Fazliut

Më 7 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur Bogiqe të Malit të Zi ra heroikisht Bahri Fazliu.

Bahri Fazliu ishte anëtar i LKÇK-së dhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për disa vjet jetoi në ilegalitet dhe ishte kryeredaktor i revistës “Çlirimi” e cila botohej nga LKÇK-ja.

Bahri Fazliu ishte vëlla i heroit Fahri Fazliut, i cili më 2 nëntor të vitit 1989 bashkë me Afrim Zhitinë bien heroikisht në një betejë me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Për nder të përvjetorit të rënies sot tek lapidari i vëllezërve Fazliu do të bëhen homazhe dhe nderime për veprën e tyre.

Banner

Related posts

Thirrja e BDI-së për bashkim, PDE autorizon Arianit Hoxhën për të vijuar bisedimet me kryetarin e BDI-së

Gjyla Halili

Lladrovci: Përvojën e Ushtruesit të detyrës nuk do ta përsëris!

Gjyla Halili

Izet Mexhiti përkujton datën historike të çlirimit të Likovës dhe rezistencën e Sllupçanit

admin