Shoqata “Malësia e Madhe” në New York, dhe kryetari Senad Lulanaj, ka përcjellë urimet më të përzemërta për Nikollë Gazivodën, me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Fondacionit “Dom Simon Filipaj”.
Në urimin e tij, kryetari Lulanaj vlerëson kontributin e Nikollë Gazivodës si aktivist i kahershëm i komunitetit shqiptar në New York, mik i çmuar dhe mbështetës i vazhdueshëm i Shoqatës “Malësia e Madhe”.
Ai thekson rëndësinë e angazhimit të përbashkët në shërbim të komunitetit shqiptar, ruajtjes së identitetit kombëtar dhe promovimit të vlerave kulturore e shpirtërore ndër breza.
Me këtë rast, Shoqata “Malësia e Madhe” në New York, me kryetarin Senad Lulanaj, i uron Nikollë Gazivodës dhe të gjithë anëtarëve të Fondacionit “Dom Simon Filipaj” shumë suksese në përmbushjen e misionit të tyre fisnik.
“I urojmë Nikollë Gazivodës punë të mbarë, bashkëpunim të frytshëm dhe suksese të vazhdueshme në krye të Fondacionit ‘Dom Simon Filipaj’, në shërbim të komunitetit shqiptar dhe të vlerave tona kombëtare”, thuhet në urimin e Shoqatës “Malësia e Madhe” në New York.
