AKTUALE

Mos e teproni me vitamina: Gjendja juaj shëndetësore mund të komplikohet seriozisht

Në botën e sotme, ndërgjegjësimi për ushqimin e shëndetshëm dhe marrjen e vitaminave është bërë shumë i rëndësishëm, por asnjëherë nuk e dimë se kur po e teprojmë.

Një rast i një pacienti me shenja dhe simptoma të rënda shëndetësore që përfshinte të vjella, të përziera, dhimbje barku, ngërçe në këmbë, tringëllimë në veshë, gojë të thatë, etje të shtuar, diarre dhe humbje të papritur të peshës – tregoi se ishte pasojë e marrjes së tepruar të vitaminës D përmes suplementeve.

Është e rëndësishme të theksohet se megjithëse helmimi me këtë vitaminë është i rrallë, ai mund të jetë pasojë e përdorimit të tepruar të suplementeve të saj D.

Drita e diellit është një burim natyral i vitaminës D, por marrja përmes suplementeve mund të shkaktojnë dëmtime serioze të indeve dhe enëve të gjakut. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Shqiptohen 113 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Gjyla Halili

“The Guestkeepers” sjell mikpritjen kosovare në Zvicër – një fundjavë kulturore që bashkoi diasporën

Gjyla Halili

Mexhiti: Po ndërtojmë sistem të qëndrueshëm për mbrojtjen e mjedisit

Gjyla Halili

Leave a Comment