AKTUALE

Mickoski: BDI po kërkon zgjedhje të parakohshme, sepse ato i sheh si fije kashte për shpëtim

“Zgjedhjet lokale do të jenë një provë e vërtetë nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare”, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski lidhur me kërkesat e vazhdueshme të BDI-së. .

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pikërisht për këtë temë, Mickoski theksoi se e kupton frikën e disa ish-zyrtarëve të BDI-së, të cilët zgjedhjet e parakohshme i shohin si fije kashte për shpëtim.

Menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare dhe formimit të Qeverisë VMRO-DPMNE dhe VLEN, integristët e BDI-së filluan me kërkesa për të reja, pasi akuzuan se, siç thonë ata, pushteti i Mickoskit nuk ka legjitimitet etnik, mesazhe këto janë bërë veçanërisht të shpeshta pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për balancuesin, e më pas për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve pasi gjyqtarët kushtetues kanë paralajmëruar seancë përgatitore në mars për të diskutuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve me ekspertë juridikë.(INA)

Banner

Related posts

Faton Ahmeti: BDI qëndron në ballë të mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të shqiptarëve

Gjyla Halili

Qytetarët të aplikojnë deri në fund të muajit: Rritet mundësia e amvisërive me të ardhura të ulëta për subvencione nga 600 deri në 800 denarë për faturën e rrymës

admin

Lëvizja Anti-Bixhoz: Pendarovski me mos dekretimin e ligjit për lojërat e fatit po mbron krimin

Gjyla Halili