AKTUALE

Faton Ahmeti: BDI qëndron në ballë të mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të shqiptarëve

Kryetari i Degës së BDI-së, njëherit dhe sekretar gjeneral i Bdi-së, Faton Ahmeti, pas takimit madhështor të Shtabit politik dhe aktivit politik të Degës së BDI-së në Tetovë, ka theksuar se kjo parti qëndron në ballë të përpjekjeve për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e shqiptarëve.
Postimi i z. Ahmeti:
Së bashku me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, dhe bashkëpartiakë të tjerë, morëm pjesë në panelin e diskutimit të organizuar nga Shtabi Politik i BDI-së në Tetovë.
Shefi i Shtabit Politik në Tetovë, njëherazi nënkryetar i BDI-së, z. Bajram Rexhepi, ka bërë një punë të mrekullueshme dhe të palodhur gjatë kësaj periudhe sfiduese politike.
Shqiptarët në Maqedoni vazhdojnë të përballen me diskriminim në të gjitha sferat politike dhe shoqërore.
Bashkimi Demokratik për Integrim, si gjithmonë, qëndron në ballë të përpjekjeve për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e shqiptarëve, duke e jetësuar misionin e tij të shenjtë.

Banner

Related posts

Reduktimi i pranisë policore te objektet komunale në veri, Lajçak: Hap i rëndësishëm drejt depëshkallëzimit të situatës

admin

Lladrovci: Heroi i luftës e paqes, Hashim Thaçi, në pesë minuta e tregoi historinë e një shekulli të Kosovës

admin

Deputeti shqiptar tregon nëse ka rrezik për “ç’ njohjen” e Kosovës nga Mali i Zi/ Këto janë sfidat nga ndikimi serb-rus në këtë shtet

admin