AKTUALE

Dauti: Partnerët e Qeverisë po lënë shqiptarët pa përfaqësim duke u kundërshtuar në facebook

Deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti, ka bërë thirrje përmes një postimi në rrjetin social Facebook që partnerët e qeverisë të adresojnë mosmarrëveshjet e tyre në mbledhjet e qeverisë dhe jo në platformat sociale. Dauti theksoi se kundërshtimet publike në Facebook kanë sjellë pasoja për qytetarët, duke lënë shqiptarët pa përfaqësim të drejtë dhe pa meritokraci.

“Aty ku duhet të bëhet diskutimi, në mbledhjet e Qeverisë, është vendi i duhur për t’u qortuar, jo në Facebook. Kështu, duke u kundërshtuar në mënyrë publike, i latë shqiptarët pa një përfaqësim të adekuat dhe pa meritokraci,” shkruan Ilire Dauti, deputete e ASH-Sela/Fronti Europian.

Banner

Related posts

Lazim Destani uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: “Ky moment shënon pjekurinë politike dhe stabilitetin institucional”

Gjyla Halili

Lajçaku për dialogun: Po punojmë për rezultate pozitive

admin

Dashuria për Atëdheun dhe këngën po trashëgohet në breza, nipi i këngëtarit Lindon Camaj, Ilir Camaj sjell këngën ” Këtu si nip më pret Malësia

Gjyla Halili