AKTUALE

MEPSO anulon marrëveshjen me “Energoinvest” nga Sarajeva për ndërtimin e largpërçuesit me Shqipërinë

MEPSO ka anuluar marrëveshjen me “Energoinvest” nga Sarajeva për largëpërçuesin me Shqipërinë, konfirmojnë burimet qeveritare për TV21. Për më shumë informacion nga MEPSO do të njoftojnë ditën e hënë. Kjo është bërë në konsultim me BERZH si dhe është informuar edhe kompania. Burimet qeveritare thonë se nuk pritet që MEPSO të paguaj penale, për shkak se kompania ka kërkuar Aneks plus 7.5 milionë euro. Pritet që procedurat për tenderin e ri të përfundojnë brenda 2 muajve, ndërsa ndërtimi i pjesës së parë e projektit për 2 vjet. Tenderi është mbyllur në vitin 2020 për 17 milionë euro. Pikërisht tema e parë në emisionin “Biznes 21” ishte hulumtimi “Ku përfunduan 50 milionë euro për lidhjen tonë energjetike me Shqipërinë?!”

Banner

Related posts

Një orë pritje në Tabanoc dhe Bogorodicë

Gjyla Halili

Bujar Osmani sot viziton Bërvenicën

Gjyla Halili

Në komunat Dibër dhe Qendra Zhupë vendvotimet janë hapur me kohë

Gjyla Halili