AKTUALE

Lladrovci vlerëson vizitën e z. Queirós, Përfaqësues i UNDP-së: Miqtë njihen në ditët e vështira

Banner

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim z. Nuno Queirós, Përfaqësuesin e Përhershëm të UNDP-së në Kosovë, duke vlerësuar lart interesimin dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm për gjendjen në komunën e Drenasit gjatë vërshimeve.

Postimi i z. Lladrovci në fb:

Me kënaqësi prita në takim z. Nuno Queirós, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, duke vlerësuar lart interesimin dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm për gjendjen në komunën tonë gjatë vërshimeve, si dhe vizitën e sotme në shenjë gatishmërie për të qenë pranë qytetarëve të Komunës së Drenasit.
Përvoja dhe ekspertiza e z. Queirós, si dhe e UNDP-së në përgjithësi, organizatë që u gjend krah qytetarëve tanë në momente të vështira, janë veçanërisht për t’u vlerësuar, sidomos gatishmëria për të adresuar prioritetet dhe sfidat kryesore, si furnizimi me ujë, ndotja e mjedisit, trajtimi dhe pastrimi i ujërave të zeza, ndër të tjera.
Gjatë takimit, e informova z. Queirós për shkaqet dhe pasojat e vërshimeve, si dhe për arritjet dhe angazhimin e komunës sonë në tejkalimin e situatës, përfshirë aftësimin e rrugëve, rifillimin e mësimit në shkolla, furnizimin me ujë dhe procesin e vlerësimit të dëmeve.
Faleminderit për vizitën, miqtë njihen në ditët e vështira.

https://www.facebook.com/share/p/19djTqy7qo/?mibextid=wwXIfr

Related posts

Zhvillimet në VLEN dhe largimi i mundshëm i ASH-së nga Qeveria, ja çfarë thotë Mickoski

Gjyla Halili

Izet Mexhiti: NUK KA QEVERI PA VLEN-in!

Gjyla Halili

Taravari: Dua të ruaj ndjesitë e mira dhe nuk dua të bie pre e provokimeve të atyre që duan spektakël politik

Gjyla Halili