AKTUALE

Policia shpall konkurs të ri, këto janë kriteret

Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit.

Sipas njoftimit, kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë në Policinë e Kosovës duhet t’i përmbushin këto kritere:
a) Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
b) Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;
c) Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;
d) Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;
e) Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;
f) Të mos posedojë tatuazh në pjesë të dukshme të trupit;
g) Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike

Po ashtu është bërë e ditur se konkursi do të jetë i hapur nga sot deri më 26 korrik, transmeton Paparaci.

Kandidatët që aplikojnë do t’u nënshtrohen testit me shkrim, testit të aftësive fizike, intervistës, testit psikologjik, kontrollimit mjekësor dhe verifikimit të kaluarës.

Banner

Related posts

Deputetët, ministrat dhe funksionarët nga ky muaj filluan të marrin rrogat e larta

admin

“Boki 13”, Kiçeec-it: Ky është fillimi i betejës me një bandë të tërë kriminale

Gjyla Halili

PLATFORMA PËR BASHKIM E SKËNDERBEUT, REALIZOHET NË KOHË MODERNE NGA UDHËHEQËSI I KOMBIT ALI AHMETI, I PËRKRAHUR FUQISHËM NGA TARAVARI E SELA

Gjyla Halili

Leave a Comment