AKTUALE

Mbyllet me fjalët e fundit, gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së, mbetet të kumtohet vendimi

Gjykatësi i vetëm i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Christopher Gosnell, ka mbyllur procesin gjyqësor në rastin për tentim-pengim të drejtësisë ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit.
Sipas raportimit të Klan Kosovës nga Haga, vendimi është marrë sot pas përfundimit të fjalëve përfundimtare, replikave dhe kundër-replikave të Prokurorisë dhe ekipeve mbrojtëse.
Tash çështja mbetet në duart e gjykatësit Gosnell, i cili pritet të marrë vendimin për këtë rast.
Ky proces ka nisur në dhjetor të vitit 2024. Prokuroria pretendon se Thaçi ka tentuar të ndikojë te dëshmitarët në rastin kryesor përmes personave që e kanë vizituar gjatë qëndrimit në paraburgim.

Megjithatë, gjatë seancës së sotme është përmendur edhe dëshmia e Rrustem Mustafës. Ai kishte deklaruar se nuk kishte diskutuar për dëshminë e tij me Fadil Fazliun, djalin e tij Fahriun apo persona të tjerë.
Në sallën e gjyqit sot kanë qenë të pranishëm edhe zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së, ndërsa në pjesën e dytë të seancës ishte edhe ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli.
Ndërkohë, më 16 shtator pritet të shpallet aktgjykimi në rastin kryesor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Banner

Related posts

“Sadete Zhitia: Ali Ahmeti, miku i shtrenjtë i Afrimit dhe i familjes sonë”

Gjyla Halili

Analistët skeptik që do të ketë zgjedhje të reja parlamentare

admin

Ferati – Sohlstrom: Bashkëpunim më i fuqishëm për të rinjtë, bizneset dhe dialogun ndërmjet bashkësive

Gjyla Halili