AKTUALE

453 persona nga Maqedonia kanë votuar në zgjedhjet e djeshme në Bullgari

Në qendrat e votimit në Maqedoni në kuadër të zgjedhjeve parlamentare në Bullgari kanë votuar gjithsej 453 persona që ndjehen si bullgarë.

“Dita e zgjedhjeve në vend ka përfunduar e qetë dhe pa fluks votuesish në shtatë njësitë zgjedhore”, njoftojnë nga “BTA”.

Siç thonë nga atje, numri më i madh i votuesve ka qenë në Shkup, në Ambasadën Bullgare, ku të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 186 persona, pak më shumë se ata që kanë votuar në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar, kur kanë votuar 172 persona.

Të drejtën e votës në Tetovë e kanë shfrytëzuar së paku 8 votues, ku për herë të parë në këto zgjedhje është hapur një vendvotim. Në Ohër kanë votuar 65, në Manastir 55.

Banner

Related posts

Në Kuvend do të mblidhen dy komisione

Gjyla Halili

Prishtina nderon heroinjtë: Më 28 maj përkujtohen Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Lladrovci

Gjyla Halili

Kompania e krijuar nga drejtorët e bashkisë së Tiranës është nën hetimet nga SPAK

Gjyla Halili

Leave a Comment