AKTUALE

MBAHET MBLEDHJA KONSTITUIVE E MYFTINISË SË BFI TETOVË

Sot, më 31 dhjetor 2025, në prezencën e Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulemasë H. Hfz. Shaqir ef. Fetahi, Myftiut të Tetovës, Dr. Selver ef. Xhemaili dhe drejtorit te sektorit fetaro arsimor në Rijaset, Mr. Fejzulla ef. Sadiki, Myftinia e BFI-së Tetovë mbajti mbledhjen konstitutive me anëtarët e rinj të Myftinisë.

Gjatë kësaj mbledhje anëtarëve të rinj iu dorëzuan vendimet për mandatin katërvjeçar nga Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahi dhe Myftiu Dr. Selver ef. Xhemaili.

Përbërja e Anëtarëve të Myftinisë së Tetovës për mandatin 4-vjeçar është si vijon:

1.Dr. Selver ef. Xhemaili
2.Semir ef. Fazliji
3.Taxhudin ef. Hamidi
4.Ibrahim ef. Alija
5.Amir ef. Amedi
6.Bajram ef. Xhezairi
7.Neset ef. Imeri
8.Arsim ef. Iseni
9.Ismail ef. Nuhiu
10.Besim ef. Memedi
11.Amet Ziberi
12.Ibraim Zejnulla
13.Habil Iseni

Kryetari i BFI Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahi dhe Myftiu i Tetovës, Dr. Selver ef. Xhemaili, uruan anëtarët e rinj, duke u lutur që ata të kenë shëndet, mbarësi dhe përfaqësim dinjitoz gjatë kësaj detyre të shenjtë, në të mirë të besimtarëve të Tetovës, rrethinës së saj dhe institucionit te BFI në përgjithësi.

Banner

Related posts

Zyrtarisht hapet Zyra e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Prishtinë

Gjyla Halili

Fillon Projekti për implementimin e sistemit për menaxhim me rreziqe dhe depo të dhënash

Gjyla Halili

Grubi gjatë rrugës ka pranuar porosi, por ka vazhduar drejt Tiranës ku kërkonte ndihmë avokature për t’u hequr nga Lista e Zezë

Gjyla Halili