Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve afatmesme në SHBA, duke u bërë thirrje demokratëve që ta shfrytëzojnë këtë rezultat për të sjellë ndryshime dhe për të hedhur themelet për të ardhmen.
Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, Obama përshëndeti fitoren e demokratëve, të cilët pritet të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve. Ai theksoi se rezultatet e zgjedhjeve përcollën një mesazh të qartë nga qytetarët amerikanë: dëshirën për një politikë që bashkon njerëzit dhe jo që i përçan, si dhe për drejtues që ofrojnë zgjidhje konkrete për sfidat e vendit.
Këto rezultate u bënë të mundura vetëm sepse kandidatë të jashtëzakonshëm dolën përpara në çdo rajon të vendit, përfshirë edhe zona që dikur konsideroheshin të vështira për t’u fituar”, u shpreh Obama.
Ai vlerësoi kandidatët për prejardhjet dhe bindjet e ndryshme politike, duke theksuar se ata u bashkuan nga vlerat e përbashkëta, besimi te shërbimi publik dhe angazhimi për të vendosur në plan të parë interesat e qytetarëve që përfaqësojnë.
