AKTUALE

Sonte festohet Viti i Ri 2026!

Nesër shënohet Viti i Ri 2026, duke hapur një kapitull të ri shprese, pritjesh dhe synimesh për qytetarët kudo.

Mes festimeve, urimeve dhe momenteve familjare, 2025-a po lë pas kujtime, sfida dhe mësime, transmeton Klankosova.tv.

Qytetet do të ndriçohen nga dritat festive, ndërsa ora 00:00 do të shënojë fillimin e një viti të ri.

E për Vit të Ri, qytetarët ruajnë dhe përcjellin tradita të shumta festive, të cilat simbolizojnë shpresën dhe fillimet e reja.

Viti i Ri pritet kryesisht në rreth familjar, ku tryeza festive, e mbushur me ushqime tradicionale, shihet si shenjë e mbarësisë dhe bollëkut për vitin që vjen. Pastrimi i shtëpive para natës së ndërrimit të viteve mbetet një zakon i përhapur, me besimin se largon energjitë negative.

Në mesnatë, fishekzjarret ndriçojnë qytetet, ndërsa shkëmbimi i urimeve për shëndet, paqe dhe suksese shënon momentin simbolik të hyrjes në vitin e ri. Po ashtu, veshja e rrobave të reja dhe shënimi i dëshirave e synimeve personale mbeten pjesë e pandashme e festës.

Banner

Related posts

Paguajnë për autostradë, kalojnë nëpër gropa: Kumanovarët kërkojnë rikonstruim të autostradës drejt Shkupit

Gjyla Halili

“Llaskarca”, pronari i “Durmo Turs” u dënua me 4 vjet burg, shoferi i autobusit me 14 vjet

Gjyla Halili

Rafis Aliti: Kthjelluni, gjuha shqipe dhe Marrëveshja e Ohrit sollën paqe

Gjyla Halili