AKTUALE

Mali i Zi ktheu mbrapsht aeroplanin me serbë, tash Serbia kthen në kufi qytetarët malazezë

Pamje nga kufiri mes Malit të Zi dhe Serbisë nga kamerat e MPB-së serbe
Pamje nga kufiri mes Malit të Zi dhe Serbisë nga kamerat e MPB-së serbe

Portali i Radiotelevizionit Malazez (RTCG), ka njoftuar se Policia Kufitare Serbe sonte ka kthyer shtetas të Malit të Zi nga kalimet kufitare të Gostunit dhe Draçenovcit.

Siç ka mësuar portali, është e mundur që këto të jenë masa reciproke që u vendosën sepse 87 shtetas serbë, të cilët u identifikuan si persona të dyshimtë për sigurinë, u kthyen sot nga aeroporti i Tivatit.

Drejtoria e Policisë nuk kishte informacion në lidhje me këto ngjarje.

Një radhë e gjatë makinash që prisnin të hynin në Serbi mund të shihet në videon e Ministrisë së Brendshme serbe nga kalimi kufitar i Gostunit. /Klankosova.tv

Banner

Related posts

Kërçovë, banorët e Biçincës duan sanimin e rrugës! Dehari: Rruga do të rregullohet së shpejti, bashkë me të edhe rrugë tjera

Gjyla Halili

“Putin nuk do të ndalet vetëm me Ukrainën”/ Ish-shefi i NATO-s thirrje Sunak për ‘angazhim shumëvjeçar’ ndaj Kievit

Gjyla Halili

Sindikata e Qendrës Klinike arrin marrëveshje për rritjen e pagave

admin