AKTUALE

Luan Veliu për ndarjen nga jeta të Shefket Muslisë: “Nuk ishte vetëm dëshmitar, ishte pjesë e ngjarjeve”

Është ndarë nga jeta veprimtari Shefket Musliu, i cili për vite me radhë ishte pjesë e veprimtarisë organizative dhe bashkëveprimtar i afërt i veprimtarëve nga Gostivari dhe më gjerë.

Lajmi për vdekjen e tij është pritur me dhimbje nga bashkëveprimtarët dhe miqtë e tij, të cilët e kujtojnë për kontributin dhe angazhimin e tij gjatë një periudhe të rëndësishme të veprimtarisë kombëtare.

Luan Veliu, nga Gostivari, në një mesazh përkujtimor, e ka kujtuar Musliun si një bashkëveprimtar me të cilin për vite me radhë kishte ndarë detyra, përgjegjësi dhe përpjekje në kuadër të veprimtarisë organizative.

Një rol të veçantë në veprimtarinë e Shefket Musliut kishte dokumentimi i ngjarjeve përmes kamerës. Sipas Veliut, kamera e tij ka regjistruar dhe ruajtur momente të shumta nga rrugëtimi i asaj gjenerate.

“Syri i kamerës së tij përcillte çdo hap, çdo veprim dhe çdo ngjarje të rrugëtimit tonë. Ajo që ai dokumentoi me përkushtim u ruajt me kujdes dhe siguri në arkivat e Lëvizjes Popullore të Republikës së Kosovës, duke mbetur dëshmi e një kohe, e një veprimtarie dhe e një brezi”, shkruan Veliu.

Ai thekson se Musliu nuk ishte vetëm dëshmitar i ngjarjeve, por edhe pjesë e tyre.
“Me kamerën e tij ruajti kujtesën e një veprimtarie që sot përbën një pjesë të rëndësishme të historisë sonë”, thuhet në mesazhin përkujtimor.

Veliu ka kujtuar gjithashtu pjesëmarrjen e Shefket Musliut si mysafir në Akademinë “Flaka e Janarit – 22 vite në Gostivar”, duke e cilësuar praninë e tij si një kujtim të veçantë.

Në fund të mesazhit, Luan Veliu ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit, bashkëveprimtarët dhe miqtë e Shefket Muslisë.
“Lavdi veprimtarisë dhe kujtimit të Shefket Muslisë!”

Banner

Related posts

Gjykata bullgare: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë, dëmshpërblim prej mbi 10.000 € për secilin paditës

Gjyla Halili

Ash Guci: Komuna e Gucisë nuk duhej të vepronte në bazë të urdhërave politik të ministres

Gjyla Halili

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

admin